ÇFARË I BËRI BASHKË? Dj Pm shfaqet krah Rita Orës (FOTO) – AlpeGossip
ÇFARË I BËRI BASHKË? Dj Pm shfaqet krah Rita Orës (FOTO)

ÇFARË I BËRI BASHKË? Dj Pm shfaqet krah Rita Orës (FOTO)

 

Pajtim Krasniqi apo siç mund ta njohin të gjithë si Dj PM është bërë nostalgjik dhe ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto me Rita Orën.

Artisti ka publikuar në Instastory një foto me yllin e njohur ndërkombëtarisht të realizuar vite më parë. Këtë e ka vënë në dukje edhe ai duke shkruar: “Moti shumë”. Dyshja shfaqen shumë të afërt teksa pozojnë për një selfie.

Rita ka vendosur një kapele të zezë teksa Pm shfaqet i buzëqeshur dhe me më pak flokë se tani, pasi siç ka thënë edhe vetë i ka mbjellë flokët së fundmi. Nuk dihet nëse ata janë takuar në ndonjë nga eventet e ndryshme nëpër botë apo kur Rita ka qenë në Kosovë.

Ajo që dihet me siguri është lidhja e Pajtimit me blogeren Sarah Berisha. Ata nisën një romancë kur ishin pjesë e “Big Brother VIP” dhe po e vijojnë edhe pas daljes nga aty.

Në fakt çifti ka treguar se i kanë marrë gjërat shtuar. Ata kanë zgjedhur mos të postojnë së bashku në rrjetet sociale duke e shijuar lidhjen në privatësi. Ndonëse janë shpesh bashkë çifti i parë i këtij edicioni të “Big Brother VIP” preferojnë të qëndrojnë ‘sekret’. Sarah ka treguar në intervista të ndryshme se ende nuk i kanë bërë gjërat zyrtare me familjarët e tyre ndonëse janë takuar me familjet e njëri-tjetrit.