Çifti shumë i dashur për publikun, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u bënë prindër për herë të dytë me 14 janar të këtij viti. Miriami solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin e veçantë, Duam.
Si Miriami ashtu dhe Albani kanë publikuar vazhdimisht foto pranë fëmijëve të tyre, Amelisë dhe Duamit. Mirëpo përpos momenteve të lumtura, fëmijët kanë dhe lodhjen e tyre.
Me anë të një postimi të bërë së fundmi, Miriami ka treguar se asnjë lodhje nuk ka të krahasuar me të qenurit nënë. “Sa e lezetshme isha kur mendoja se lodhesha para se të kisha fëmijë! Shumë e lezetshme”, shkruhet në postim.