DEKLARATA E FORTË/ Ish-balerina: Albi Nako më ngacmonte seksualisht, më thoshte që të bëhesh Star si Klaudia Pepa dua të.. – AlpeGossip
DEKLARATA E FORTË/ Ish-balerina: Albi Nako më ngacmonte seksualisht, më thoshte që të bëhesh Star si Klaudia Pepa dua të..

DEKLARATA E FORTË/ Ish-balerina: Albi Nako më ngacmonte seksualisht, më thoshte që të bëhesh Star si Klaudia Pepa dua të..

Marinela Hysa, ish-konkurrente e programit “Love Story”, ka bërë një deklaratë të bujshme publike në lidhje me koreografin e njohur Albi Nako.

E ftuar në D-Night, vajza pohoi se Nako e kishte ngacmuar seksualisht dhe se i kishte kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale. Sipas Marinelës, ajo asokohe ishte 24 vjeçe, ndërsa Albi i martuar me balerinën e njohur Klaudia Pepën.

Moderatorja: Ndërkohë ke dalë në një Live Marinela dhe ke folur për Albi Nakon që të ka bullizuar dhe të ka ngacmuar?

Marinela: Mendoj që ka ardhur “karma i’ts a bitch” pra ka ardhur momenti “karma is back”.

Ka ardhur një moment që unë duhet të them disa të vërteta për karrierën time sepse unë jam një artiste e lindur le të themi nuk dua t’i bëj qejfin vetes, por unë kam talent. Në moshën 24 vjeç unë kam qenë në kulmin tim në Elbasan ku kam patur një studio dance, kam pasur mbi 500 klientë aty në muaj dhe…të gjithë Elbasanin e kisha aty e ai më propozoi që unë të bëhesha pjesë e “Dance With Me” dhe viti i parë ishte mirë…

Ok merrja pagën, pastaj pas një viti nuk po merrja as pagë më aty, as nuk po më fuste me kontratë, po më mashtronte me pak fjalë, me mashtimet e Albi Nakos dhe ajo që dua të them për Albi Nakon që është shumë e vërtetë është që më ngacmonte seksualisht zemër shumë, pa fund dhe më bullizonte shumë dhe unë dua t’i them tani “Ja ku jam unë tani”

Moderatorja: Si të ngacmonte seksualisht?

Marinela: Domethënë më thoshte dua t’a bëj me ty që ti të bëhesh Star si Klaudia Pepa. Dua të fejohesh me mua. Pa u ndarë nga Klaudia Pepa akoma, e kishte akoma dhe unë ika pastaj! Arsyeja pse unë nuk e kam goditur këtë person dhe shumë persona të tjerë të cilët më kanë ngacmuar seksualisht e nuk më kanë lënë një derë për të ecur përpara në karrierë unë nuk i kam frikë fare këto se këto duhet të kenë frikë nga vetja e tyre. Sepse ka ardhur koha që mendoj unë duhet të flas për të gjitha femrat shqiptare.

Pra femrat shqiptare duhet patjetër të ndihen të lirshme e ta bëjnë me kë të duan ato e të ecin në karrierë.

Pra stop mendoj ka ardhur koha që të stopohet kjo pra ti mund ta bësh me kë të duash shpirt.