Në rregull, lejlaja është në modë, por si ta kombinoj? (FOTO) – AlpeGossip
Në rregull, lejlaja është në modë, por si ta kombinoj? (FOTO)

Në rregull, lejlaja është në modë, por si ta kombinoj? (FOTO)

Mirë e keni ju të Shoqatës së Couturierëve dhe Bordit të pantones, që na e caktuat lejlanë si nuancën e vitit, po si t`ia bëjmë tani ta veshim? Nëntë antarët që caktojnë nuancat trend në përgjithësi, bazohen tek ato që lamë pas, ju kujtohen dizajnet e Gianni Versaces? Pikërisht ai qe i pari që na mësoi si të bëjmë përplasjet e ngjyrave afër njëra-tjetrës. E verdha me portokalli, e kuqe me pink, jeshile dhe blu etj.

Epo mirë, po si t`ia bëjmë tani me lejlanë? Se ta kombinojmë me nude ose të zezë dinë të gjithë, dhe ska nevojë t`i dedikojmë artikull. Çështja është se lejlaja rrallë herë shkon me të zezën, madje vetëm njëra nga nuncat. Dior thoshte që tonaliteti i errët i lejlasë shkon me një tjetër lejla, mundësisht të jetë velvet. Por, është pak e rrezikshme, sepse mund të dukemi çuditshëm të tërësi.

Ndaj i hodha një sy street style-ve në botë, dhe zgjodha vajza të cilat kanë influencë në modë. Disa e preferojnë ta thyejnë me ngjyra të ftohta, disa marrin shembull Giannin me përplasjet e harmonizuara. E rëndësishme është të ketë balancë veshja, pra çfarë është poshtë të harmonizohet me diçka tjetër lart ose e anasjellta.

E di që nuk është e thjeshtë, por kushtojani vetes një gjysmë ore kohë para pasqyrës ditën e shtunë, pasi të keni pirë kafen dhe mbaruar punët. Idealja është që t`i provoni vetë të gjitha kombinimet e munshme që keni në shtëpi, nëse ju mungon diçka për ta kompletuar look-un, atëherë zëvendësojeni.

Ose mund të dilni ta blini fare mirë pastaj. Personalisht lejlanë e kam veshur me thyerje të së kuqes, por jo të gjitha nuancat mund të duken bukur me koral, vishnje apo portokalli.

Nëse nuk jeni tipi i “modës së fundit”, më mirë mos e vishni fare lejlanë. Në vend të saj, zgjidhni një asksesor mavi ose livando dhe vendoseni kur jeni veshur tërësisht me camel, nude, mjaltë apo të zezë.