Në ditët e ftohta të janarit, të veshurit me stil kthehet në një problem më vete. Temperaturat e ulëta jo vetëm që na bëjnë përtacë, por të mos ishte për alarmin e punës mund të rrinim gjithë ditën pas krevatit.
Ka dhe nga ato ditë në të cilat e shohim veten që kemi ardhur në punë a shkollë, me veshjen e parë që na kanë zënë sytë dhe…bekuar qoftë palltoja!Por kombinimet e thjeshta janë pafund, mjafton t’i hidhni një sy këtyre më poshtë dhe frymëzimi vjen vetë!
1. Çelësi i stilit qëndron tek fundi. Duhen vetëm 5 min dhe jeni gati!
2. Këtë veshje mund ta mbani gjithë ditën dhe të shfrytëzoni çdo rast që ju del.
3.Ky fustan-golf kombinuar me të tilla çizme janë shpëtim!
4. Nëse është ditë mbledhjeje duhet të shkon si zonjë! Si thoni për një këmishë kremi dhe një fund?!
5. Vajza më cool e zyrës e meriton të vishet kështu!