VETËM 6 MINUTA/ Meghan Markle largohet nga takimi me urgjencë mes dyshimeve për rrezik (FOTO) – AlpeGossip
VETËM 6 MINUTA/ Meghan Markle largohet nga takimi me urgjencë mes dyshimeve për rrezik (FOTO)

VETËM 6 MINUTA/ Meghan Markle largohet nga takimi me urgjencë mes dyshimeve për rrezik (FOTO)

Dukesha e Sussex u nxor sot me nxitim nga tregu ushqimor në Fixhi, pas shqetësimit të sigurisë dhe problemeve me kontrollimin e turmës. Shtatzëna Meghan u dallua duke i pëshpëritur truprojës së saj, pak përpara se ta nxirrnin nga tregu në Suva.

Turi ishte parashikuar të zgjaste 20 minuta, ku Meghan Markle duhet të takonte tregtaret femra të punësuara me projektin e OKB-së, “Tregjet për Ndryshim”. Por takimi u ndërpre dhe Dukesha qëndroi vetëm 6 minuta në treg, para se të nxirrej me nxitim prej andej.

Ndryshimi i menjëhershëm në plan u bë pas një rreziku në siguri, për shkak të turmës së madhe të njerëzve që prisnin të shihnin Dukeshën. Ndërsa truproja mbretërore tha se, ishte shumë nxehtë, lagështi dhe nuk ndihej komode.

“Ajo takoi këdo që duhet të takonte dhe u largua. Aty mund të ishin shumë njerëz që do të dëshironin ta takonin, por ajo u takua me ata që shpresonin ta njihnin. Meghan u shoqërua jashtë për shkak të mungesës së menaxhimit të turmës”, tha një ndihmëse e familjes mbretërore.

Video tregon momentin kur rojet e sigurisë zbuluan se diçka nuk shkonte me sigurinë dhe e shoqëruan me shpejtësi përmes turmës.

Një prej tregtareve u shpreh lidhur me situatën:

“Është turp, pasi të gjithë ishim shumë të emocionuar për ta takuar. Nisëm përgatitjet për vizitën 3 javë më parë dhe kishim menduar ta takonim, por ajo u largua edhe pa na përshëndetur”.

Takimi në treg shënon ditën e nëntë të Princit Harry dhe Meghan në turneun 16-ditor.