PAK KOHË PAS LINDJES/ Olta Boka po mendon surprizën e madhe për të gjithë fansat! (FOTO) – AlpeGossip
PAK KOHË PAS LINDJES/ Olta Boka po mendon surprizën e madhe për të gjithë fansat! (FOTO)

PAK KOHË PAS LINDJES/ Olta Boka po mendon surprizën e madhe për të gjithë fansat! (FOTO)

Pak kohë pas lindjes, Olta Boka po mendon të risjellë një projekt që e ka shumë përzemër.

Në vitin 2008, këngëtarja e njohur përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision me këngën “Zemrën e lamë peng”.

Dhe ndonëse kanë kaluar 12 vite, duket se projekti i Oltës vazhdon të mbetet ndër më të dashurit për fansat e saj.

jo arsye e ka çuar këngëtaren të mendojë për një remix të këngës, një ripunim të saj për ta sjellë sërish. Në një postim në Instastory, Olta ka treguar se ka vendosur ta risjellë këngën, por duke mos treguar asnjë detaj tjetër.

“Prej vitesh kam menduar ta risjell këtë këngë dhe uroj ta realizoj sa më shpejt”, ka shkruar Boka në llogarinë e saj.

Këngëtarja po mendon t’i rikthehet punës edhe pse ka pak kohë që është bërë nënë për herë të parë e një vajze të quajtur Gaia.