Thojini lamtumirë ilaçeve super të shtrenjta/ Shkencëtarët sjellin zgjidhjen për aknet – AlpeGossip
Thojini lamtumirë ilaçeve super të shtrenjta/ Shkencëtarët sjellin zgjidhjen për aknet

Thojini lamtumirë ilaçeve super të shtrenjta/ Shkencëtarët sjellin zgjidhjen për aknet

Ekziston një problem që i bashkon adoleshentet, dhe jo vetëm, rreth e qark botës; Aknet!

Lajmi i mirë është se po punohet për një vaksinë e cila do të trajtojë dhe parandalojë aknet. Vaksina kundër akneve është një hap më afër realitetit pasi një studim zbuloi një mënyrë që t’i bllokojë këto të fundit një herë e mirë.

Shkencëtarët, për herë të parë, kanë targetuar me sukses një lloj bakteri që jeton në lëkurë i cili shkakton inflamacion në lëkurë. Me neutralizimin e këtij bakteri ndalohen edhe toksina që ai lëshon në lëkurë.

Trajtimi është një formë e imuno-terapisë e cila përdor sistemin imunitar të trupit për të trajtuar bakteret. Ky zbulim mund të jetë një rreze shprese për qindra miliona njerëz në mbarë botën që vuajnë nga gjendja e pakëndshme e lëkurës.

Ekspertët thonë se gjetja e një mënyre për të luftuar aknet nga brenda trupit mund të eliminojë nevojën për ilaçe të ashpra që mund të kenë efekte anësore brutale dhe mund të mos funksionojnë.

Shkencëtarët konfirmuan se dërgimi i proteinave nga sistemi imunitar – të quajtura antitrupa – tek një bakteri që shkakton puçrra fytyre mund të zvogëlojë ënjtjen në lëkurë.

Bakteret, të njohura si Propionibacterium acnes, jetojnë pa dëm në lëkurën e shumicës së njerëzve, por në ato me puçrra fytyre mund të shkaktojnë shpërthime të gungave të kuqe.