Xhensila nuk është ende gati të tregojë barkun e rrumbullakosur, e fsheh atë poshtë... (FOTO+VIDEO) - AlpeGossip
Xhensila nuk është ende gati të tregojë barkun e rrumbullakosur, e fsheh atë poshtë… (FOTO+VIDEO)

Xhensila nuk është ende gati të tregojë barkun e rrumbullakosur, e fsheh atë poshtë… (FOTO+VIDEO)

Rreth pesë ditë më parë “Iconstyle.al” zbuloi nga një burim i afërt i çiftit, se dyshja janë të pritje të fëmijës së tyre të parë. Xhensila Myrtezaj është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe bashkë me Bes Kallakun është në pritje të një vajze.

Ditën e djeshme çifti tregoi se po qëndron në Firence, pasi këngëtarja publikoi me vendndodhjen një video para pasqyrës, ku palltoja prej pelushi qëndron disi e fryrë në pjesën e barku.

Pavarësisht se çifti nuk ka pohuar ose mohuar asgjë lidhur me lajmin, duket se Xhensila nuk ka vendosur ta bëjë publike ende shtatzëninë e saj.

Ditën e sotme ajo postoi disa foto, në të cilat nuk duket trupi i këngëtares.

Me një veshje të bardhë, nëna e ardhshme qëndron sipër pianos, me një makijazh shumë natyral. Ndoshta këngëtarja ka vendosur ta bëjë zyrtare lajmin e ëmbël përmes një fotoje me barkun e rrumbullakosur ose gjatë emisionit në të cilin është e ftuar këtë fundjavë.