Moderatorja Einxhel Shkira ka qenë e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” së bashku me babanë e saj, ku folën për raportin e tyre të ngushtë… si dy shokë.
Gjatë intervistës Einxhel foli edhe përsa i takon marrëdhënieve intime që ajo krijon. Moderatorja zbuloi se do i prezantojë të atit vetëm atë mashkull që do zgjedhë ta ketë partner jete.
“Babi më ka thënë një gjë që unë e kam vath në vesh. Nuk dua të njoh çuna nëpër kafe, dua të njoh vetëm njeriun që t’i do zgjedhësh, kur ta ndash mendjen”, tha Einxhel.
Më pas babai i saj shpjegoi: “Pse të thotë Enxhi nesër, unë e bëra gabim, të pyeta ty e ti më the mirë”.
“Çdo person që takoj e shikoj me syrin a mund t’ia prezantoj babit këtë person? Dhe s’kualifikohet direkt. Se unë s’mund t’ia prezantoj vetëm se argëtohem unë. Ai duhet të jetë i denjë t’ia prezantoj babit”, tha moderatorja pas fjalës së babait.