Një prif pedofilm që abuzoi seksualisht me 27 djem të rinj, ka apeluar për dënim të shkurtuar. Ai pretendoi se e meriton për shkak se u godit me një copë bukë në burg.
Ish-prifti nga New South Wales, John O’Sullivan u burgos për 6 vite në vitin 2016 për abuzimin e fëmijëve gjatë viteve 1971 dhe 1983.
Por 80-vjeçari gjithmonë ka pohuar se është ai viktima e vërtetë duke i thënë gjykatës se fikësohej për sigurinë e tij në burg dhe se ishte sulmuar.
Prifti pretendoi se një i burgosur e goditi në kokë me një copë buke dhe argumentoi se ishte një tregues i së ardhmes, me të cilën do përballet në burg.
Sidoqoftë gjykatësi jo vetëm refuzoi kërkesën e tij por i shtoi dënimit edhe 8 vite burg pasi u zbuluan më shumë vepra penale.
Gjykatësi tha se O’Sullivan nuk shfaqi keqardhje, nuk ka ndjeshmëri për viktimat e tij dhe nuk e pranon fajin.