JENI KURIOZË TA DINI? Kjo është arsyeja që Fjoralba Ponarin nuk e shohim me të dashurin në rrjete sociale – AlpeGossip
JENI KURIOZË TA DINI? Kjo është arsyeja që Fjoralba Ponarin nuk e shohim me të dashurin në rrjete sociale

JENI KURIOZË TA DINI? Kjo është arsyeja që Fjoralba Ponarin nuk e shohim me të dashurin në rrjete sociale

Fjoralba Ponari shumë shpejt u kthye në një nga moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar. Ndonëse fillesat i pati si këngëtare në spekatklin “The Voice”, Fjoralba arriti të përshtatej shumë mirë dhe në një kohë të shkurtër me ekranin. Sot asaj i është besuar drejtimi i njërit prej spektakleve më të rëndësishme në “Top Channel”, siç është “Portokalli”.

Megjithëse është një vajzë e talentuar në shumë fusha, ka nga ata që mendojnë se Fjorlaba ka fituar gjithçka në jetë vetëm prej fytyrës së bukur. Për këtë arsye moderatorja është detyruar t’i japë një përgjigje të mirë dikujt që bëri një koment të tillë, tërësisht të pavend.

“Po sikur të mos kishe fytyrën e bukur, ku do ishe sot?”, e ka pyetur një ndjekës moderatoren.

“Po s’është as e vështirë të bësh scroll në instagramin tim e mori e mira. Kam një plan B, C dhe D në jetë deri më tani, me faktor të përbashkët vullnetin, jo aparencën!”, i është përgjigjur Fjoralba me të drejtë.

Përveçse një moderatore shumë e mirë dhe këngëtare e talentuar, Fjorlaba ka studiuar edhe për stomatologji e në të ardhmen mund të jetë një dentiste shumë e zonja.

Ndër të tjera mes pyetjeve të ndjekësve të saj nuk ka munguar dhe një për të dashurin, Francin.

“Pse se poston të dashurin më shpesh? Shkoni shumë”, i ka shkruar dikush Fjoralbës.

“Le të themi që s’ka shumë qejf të jetë në syrin e publikut, si natyrë introverte që është! P.s: Kjo ishte bluza që zgjodhi për në festën e ditëlindjes (vetëm miqtë e ngushtë) që ishim dje!”, ka treguar ajo.