E ftuar mbrëmjen e sotme “Në kurthin e Piter Pan” është këngëtarja, aktorja e moderatorja, Rozana Radi e cila sapo hyri në skenë tha se po i rrihte zemra fort përballë fëmijëve.
Gjatë intervistës, Rozana tregoi se së shpejti do ta shohim nuse pasi kur u pyet nga Alketa nëse ka ndërmend të ndryshojë status, këngëtarja u shpreh se e kanë në plan.
Siç dihet Rozana është në një lidhje prej 5 vitesh me Shpëtim Karakushi, me profesion oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit në Tiranë.
Çifti janë fotografuar disa herë bashkë, mirëpo teksa tregonte sot në “Piter Pan” si u njoh me të, Rozana bëri një gafë.
“Një natë në lokal. Atij i kishte humbur çelësi. Kërkonte poshtë këmbëve të mia. I thashë çfarë kërkon këtu, kë çelës se një çelës e ka gjetur Xhensila”, tregoi Rozana për njohjen me partnerin.
Mirëpo siç duket askush nuk e kapi gafën që Rozana sapo bëri pasi kënga “Çelësi i zemrës” nga Xhensila ka vetëm pak muaj që është publikuar, ndërsa Rozana dhe Shpëtimi janë njohur 5 vite më parë.
Siç duket për ta zbukuruar paksa historinë këngëtarja shumë e dashur për publikun, e rrëfeu në këtë mënyrë.