DADOJA E ARCHIET JEP DORËHEQJE PAS DY JAVËSH/ Ja çfarë i punon Meghan (FOTO) – AlpeGossip
DADOJA E ARCHIET JEP DORËHEQJE PAS DY JAVËSH/ Ja çfarë i punon Meghan (FOTO)

DADOJA E ARCHIET JEP DORËHEQJE PAS DY JAVËSH/ Ja çfarë i punon Meghan (FOTO)

Dy javë më parë Meghan Markle dhe Pirnc Harry u bënë prindër për herë të parë të një djali që e quajtën Archie. Siç duket pasi u bë nënë dukesha është kthyer në një të fiksuar pas djalit të saj.

Së fundmi, burime pranë familjes mbretërore kanë zbuluar se dadoja e vogëlushit ka dhënë dorëheqje vetëm 2 javë pas nisjes së punës. Shkak për largimin e saj thuhet se është kontrolli dhe fiksimi i madh që Meghan ka pas kujdesit të djalit.

“Meghan do të kontrollojë çdo gjë. Thjesht nuk mund ta lërë Archie-n vetëm me askënd. E shpërfill ndihmën e të tjerëve. Nuk lë askënd të kujdeset për të përveçse vetes.”, treguan burimet.

Sipas ‘Daily Express’, ajo është aq e fiksuar sa që nuk lejon as nënë e saj, Dorian që të rri vetëm me Archien.