“DUA TË BËJ NJË FËMIJË…”/ Egla flet për dëshirën për t’u bërë nënë, pyet Julin: A ia vlen në këtë moshë? – AlpeGossip
“DUA TË BËJ NJË FËMIJË…”/ Egla flet për dëshirën për t’u bërë nënë, pyet Julin: A ia vlen në këtë moshë?

“DUA TË BËJ NJË FËMIJË…”/ Egla flet për dëshirën për t’u bërë nënë, pyet Julin: A ia vlen në këtë moshë?

Egla Ceno pasditen e sotme në një bisedë në oborrin e Big Brother Vip 3, me Erjola Doçin dhe Jul Dedën, kanë folur për fëmijët dhe mëmësinë.

Egla ka shprehur dëshirën për t’u bërë nënë,  dhe tha se kur të dalë do ta mendojë që të ketë një vajzë kaçurrelëse.

Ajo e pyet dhe Julin nëse ia vlen në moshën që ka,  47 vjeçe, të ketë një fëmijë. Aktori i humorit i përgjigjet duke i thënë fëmija gjithmonë ia vlen.

Pjesë nga biseda:

Erjola: Dy çuna dhe një gocë të kem. Një e kam qejf dyshe, një çun dhe gocë binjakë, por 3 është numri perfekt i fëmijëve. Se kur fillon 4, 5, 6 janë shumë. Po ta llogarisësh, se Zoti e ka në dorë

Egla: Do i fus dhe unë një kalama kur të dal, një kaçurrelëse. Do e projektoj. Pse jo, do ta bëj. Mami më lutet, bëje se ta rris unë. Le ta rrisë pse jo, do ta mendoj ta bëj. Kam frikë mos mësohem keq dhe i bëj në seri. E do robi një gocë. Do ta bëj me të thënë të drejtën, aq shumë sa më ka peshuar mëmësia këtu, do ta bëj.

Juli: Egla duhet të gjejë lëndën e parë njëherë

Egla: Lënda e parë gjendet kollaj. Në rastin tim nuk më shqetëson lënda e parë, por robi që do të dali. E kam biseduar me një mikeshën time para se të futesha këtu, po më mbushej mendja.

Juli: Fëmija ia vlen gjithmonë, nuk është person që vjen në familje, zë vendin që ka bosh

Egla: Ia vlen në këtë moshë

Juli: Ia vlen dhe 70 vjeç. Ia vlen gjithmonë

Egla: 47 vjeç nuk është shumë për të pasur një fëmijë?

Erjola: Asnjë problem s’ka. Të bëhet krah/