Pas Parisit, një tjetër “Spider-man” shfaqet në Kinë: Shpëton fëmijën në katin e pestë (VIDEO) – AlpeGossip
Pas Parisit, një tjetër “Spider-man” shfaqet në Kinë: Shpëton fëmijën në katin e pestë (VIDEO)

Pas Parisit, një tjetër “Spider-man” shfaqet në Kinë: Shpëton fëmijën në katin e pestë (VIDEO)

Pas “Spider-man” të Parisit, një tjetër është shfaqur në Kinë.

Një ushtar në pension u ngjit përmes ballkoneve në katin e pestë të një pallati për të shpëtuar një djalë të vogël.

Zhang Xin është ngjitur në një ndërtesë banimi, deri në katin e pestë, për të arritur dy vjeçarin, i cili ishte mbërthyer në mes të dritareve.

Siç bëhet e ditur, foshnja ishte lënë në shtëpinë e tij pa mbikëqyrje nga gjyshja e tij.

“Unë kam shërbyer në ushtri dhe stërvitur në provincën Henan për dy vjet.

Instinkti im më tha se duhej ta shpëtoja djalin”, ka thënë Zhang.

Zhang Xin është krahasuar me emigrantin heroik, i cili u ngjit në pesë kate për të shpëtuar një fëmijë në Paris, më pak se dy javë më parë.