PAS PREZERVATIVIT/ Një kontraceptiv në formë xheli për burrat – AlpeGossip
PAS PREZERVATIVIT/  Një kontraceptiv në formë xheli për burrat

PAS PREZERVATIVIT/ Një kontraceptiv në formë xheli për burrat

Edhe pse gratë janë fertile në ditë të caktuara për çdo muaj, e ndërsa burrat gjatë gjithë jetës së tyre, nuk dimë të ketë ndonjë lloj kontraceptivi për meshkuj, që nga shpikja e prezervativit.

Por kjo mund të ndryshojë nëse kontraceptivi i ri në formë xheli për burra i kalon testet mjekësore.

Gratë gjithnjë janë shoqëruar nga opsione të ndryshme kontraceptivësh, por ato nuk janë të vetmet që duhet të mbajnë përgjegjësi për planifikimin familjar. Burrat, përveç kondomit nuk konsumojnë gjë tjetër për të parandaluar një shtatzëni të mundshme.
Dhe kjo, është hera e parë që flitet për një kontraceptiv në formë xheli për meshkuj.

Ç’është ky xhel dhe ç’duhet të dimë për të?

Ok, një kontraceptiv në formë xheli me të cilën meshkujt lyejnë shpatullat, tingëllon paksa e pabesueshme, por gjithçka ka një shpjegim.

Xheli quhet NES/T. Përfshin hormonin Nestorone në kombinim me testosteronin. Më qartë: kur lyen me xhel supet dhe pjesën e poshtëme të shpinës, Nestorone do të bllokojë testosteronet e prodhuara, duke reduktuar kështu spermën në nivele shumë të ulëta, ose pothuajse inekzistente.

Nga ana tjetër, testosteroni që gjendet në xhel do të shërbejë si zëvendësues i testosteronit natyral- duke eleminuar kështu efektet anësore që mund të vijnë nga ky kontraceptiv. Ekspertët, po planifikojnë ta provojnë këtë në 420 çifte. Meshkujt vullnetarë do ta përdorin xhelin nga 4 deri në 12 javë për të parë nëse trupi i tyre toleron këtë formulë.

Por çfarë thonë mjekët për këtë?

Për ta, ideja e zëvendësimit të testosteroneve thjesht nuk ka funksionuar. Njerëzit e mendojnë kështu, por jo. Kjo nuk e redukton spermën në zero. Dozat e larta të testosteronit reduktojnë spermën në një masë të caktuar, por jo aq sa për ta quajtur xhelin “kontraceptiv të mirëfilltë”. Një kombinim i mundshëm me progesteronin, mund ta bëjë këtë xhel efektiv.