NDIHMËSE PËR NJËRZITË QË VUAJNË NGA DHIMBJET/ Coca-Cola do të prodhoj pije me kanabis – AlpeGossip
NDIHMËSE PËR NJËRZITË QË VUAJNË NGA DHIMBJET/ Coca-Cola do të prodhoj pije me kanabis

NDIHMËSE PËR NJËRZITË QË VUAJNË NGA DHIMBJET/ Coca-Cola do të prodhoj pije me kanabis

Coca-Cola, marka më e njohur e pijeve në botë, shpejt mund të mos njihet vetëm për pijet e gazuara. Sipas një raporti, gjiganti amerikan duket se po kërkon të hidhet në tregun e pijeve me kanabis.

Kompania me bazë në Atlanta të SHBA-ve është në “bisedime serioze” me prodhuesin kanadez të kanabisit “Aurora Cannabis”, për të prodhuar pije me injektime kanabisi. Lajmi bëhet i ditur nga “BNN Bloomberg”, që citon burime të afërta me kompaninë.

Por Coca-Cola raportohet se është e interesuar të prodhojë pije vetëm me cannabidiol (CBD), kimikat jo-psikoaktiv që gjendet në bimët e marijuanës.

Pijet parashikohet se do të jenë shumë ndihmëse për ata që vuajnë nga inflamacione dhe dhimbje të ndryshme.

I pyetur lidhur me bisedimet, zëdhënësi i Coca-Cola, Kent Landers, refuzoi të bënte komente, por shtoi se kompania amerikane, si shumë të tjera në industri, po mbikëqyr nga afër rritjen e përdorimit të CBD në pijet anekënd botës.

Nëse raportimet rezultojnë të vërteta, kjo do të përbënte lëvizjen e fundit për diversifikim të Coca-Cola, pasi në fund të gushtit ka blerë Costa Ltd, shitësin më të madh të kafesë me pakicë në Britani, për 5.1 miliardë dollarë.