Hamidi, 105-vjeçar dhe Xhemja, që pritet të mbushë së shpejti 100 vjeç, festuan dje 81-vjetorin e martesës. Dy të panjohur, që u panë për herë të parë në ditën e dasmës, i thanë “Po” njëri-tjetrit në 24 shtator të vitit 1937.
Prindër të 11 fëmijëve, ata tregojnë se mirëkuptimi në çift dhe durimi kanë qenë shtylla e një martese të gjatë, plot 81 vite. Hamidi dhe Xhemja mbajnë rekordin e martesës më të gjatë në Shqipëri, që ndoshta shumë shpejt do të jetë edhe më e gjata në botë.
Çifti nga Japonia Masao dhe Miyako Matsumoto mbajnë rekordin Guinness si bashkëshortët më të moshuar në botë. Ata u martuan në tetor të vitit 1937.