“KJO ËSHTË EDHE TOKA IME”/ Rrëfehet aktori i famshëm turk gjatë vizitës në Prishtinë – AlpeGossip
“KJO ËSHTË EDHE TOKA IME”/ Rrëfehet aktori i famshëm turk gjatë vizitës në Prishtinë

“KJO ËSHTË EDHE TOKA IME”/ Rrëfehet aktori i famshëm turk gjatë vizitës në Prishtinë

Aktori i famshëm turk Tolgahan Sayisman, njëkohësisht dhe bashkëshorti i bukuroshes shqiptare Almeda Abazi, ka thënë se nuk ndihet i huaj në Shqipëri.

Gjatë intervistës që dha në Prishtinë, ai foli kryesisht për për familjen e sidomos për djalin e quajtur Efehan.

Aktori tha se Efehan është gjysëm shqiptar,e për këtë arsye ai nuk ndihet aspak i huaj sa herë që viziton trojet shqiptare.

Ata e vizitojnë shpesh Tiranën dhe do të fillojnë ta vizitojnë edhe Prishtinën.

Është diçka shumë e bukur që gruaja ime është shqiptare. Për shkak të kësaj, edhe djali im është gjysmë shqiptar. Unë nuk ndihem i huaj këtu. Kjo është edhe toka ime. Në Tiranë shkoj shumë shpesh, shpresoj që në vijim edhe vizitat në Kosovë të jenë të shpeshta”, u shpreh Tolgahan.