PAS RIKTHIMIT NË RADIO/ Vesa Luma nis të këndojë sërish në evente speciale (FOTO) – AlpeGossip
PAS RIKTHIMIT NË RADIO/ Vesa Luma nis të këndojë sërish në evente speciale (FOTO)

PAS RIKTHIMIT NË RADIO/ Vesa Luma nis të këndojë sërish në evente speciale (FOTO)

Pak ditë më parë Vesa Luma zbuloi se i është rikthyer radios, një nga pasionet e saj të vjetra. Tashmë ka nisur transmetimi i emisionit të saj dhe këngëtarja është shfaqur më e lumtur së kurrë për rikthimin. Pas një shkëputjeje të gjatë, Vesa ka vendosur t’i kthehet edhe këngës.

I pari event ku ajo mori pjesë ka qenë një dasmë. Vesa ka publikuar disa momente nga ceremonia krah çiftit të të sapomartuarve. Këngëtarja ka zbuluar se performanca ishte surprizë dhe ka shprehur lumturinë që ishte pjesë e ditës më të bukur për dy të rinjtë.

Mesa duket Vesa Luma është rikthyer njëherë e mirë në Kosovë, po ashtu edhe në skenë.