Së shpejti një princ apo princeshë? Amos flet për shtatzëninë e Elias (FOTO) – AlpeGossip
Së shpejti një princ apo princeshë? Amos flet për shtatzëninë e Elias (FOTO)

Së shpejti një princ apo princeshë? Amos flet për shtatzëninë e Elias (FOTO)

Prej kohësh, në fakt që pas dasmës së famshme në tetor të 2016-s, përflitet sa andej-këtej se Elia Zaharia Zogu është në pritje të ëmbël. I ftuar në puntatën e fundit të “Shiko kush luan”, i vëllai Amos Zaharia i dha fund këtyre thashethemeve.

Në lojën “Haje ose thuaje”, Amos u pyet nga Devis Xherahu nëse do të bëhet dajë së shpejti. Aktori e mohoi këtë gjë duke u shprehur se në fakt Elia NUK është shtatzënë.
Princ Leka dhe Elia Zaharia kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në tetor të vitit 2016 dhe meqë sot është e diel, që duket si dita e duhur për dasma, këtu mund të rishihni fotot e dasmës mbretërore; të ftuarit e rëndësishëm si mbretëresha Sofia e Spanjës dhe jo vetëm.