E dimë se çdo gjë që zgjedh Rihanna kthehet zyrtarisht në trend – çorapet, këpucët, syzet, make up-i etj. Tani diva e muzikës duket se po përdor “magjinë” e saj për të kthyer përsëri në modë aksesorin më të preferuar të adoleshencës sonë – shkëlqyesin e trupit.
Me vulën e Fenty Beauty, shkëlqyesi me xixa për trupin do të na shoqërojë padyshim gjatë verës. Përmes disa videove në Instagram, Rihanna prezantoi dy shishet nga koleksioni i Fenty-t; njëra perlë në nuancat e pjeshkës dhe ngjyra tjetër në nuancat e bronzit të artë.