“JEMI TREMBUR AQ SHUMË…”/ Romeo dhe Donaldi rrëfejnë për herë të parë ngjarjen e rëndë me të cilën janë përballur: U detyruam të… – AlpeGossip
“JEMI TREMBUR AQ SHUMË…”/ Romeo dhe Donaldi rrëfejnë për herë të parë ngjarjen e rëndë me të cilën janë përballur: U detyruam të…

“JEMI TREMBUR AQ SHUMË…”/ Romeo dhe Donaldi rrëfejnë për herë të parë ngjarjen e rëndë me të cilën janë përballur: U detyruam të…

Donald Veshaj është një nga personat më të komentuar për momentin për jetën e tij personale.

Marrëdhënia komplekse me modratoren Bora Zemani ka bërë që ai të jetë në qendër të mediave rozë. Ndonëse jeta e tij private komentohet shpesh, shumë pak dimë nga fëmijëria e tij.

Së fundmi në emisionin e tij “Më lër të flas” ai rastësisht ka ndarë një detaj të rëndësishëm me publikun. Teksa po bisedonin me të ftuarin e radhës në emision Arbër Hajdarin mbi situatat e vështira në jetë, aktori tregoi një moment një situatë nga jeta e tij.

“I njëjti problem ka qenë edhe për ne në Vlorë. Sidomos periudhën e 97-98-tës. Bile ne kemi edhe një histori, kur unë dhe Romeo kemi qenë duke fjetur dhe bie një granatë dore në oborrin e shtëpisë. Ne trembemi aq shumë sa kalojmë në temperaturë të lartë dhe që pas asaj kohe, pas trembjes ne detyrohemi të vemë syze. Temperatura e lartë kaloi në sy si i thonë dhe shumë periudhë e sikletshme,”-është shprehur Donaldi.

Ju kujtojmë që një javë më parë binjakët Donald dhe Romeo Veshaj kanë folur për herë të parë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë 5 vite më parë.

Raportohet se vëllezërit Veshaj janë dënuar me 2 vite burg për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, por në bazë të nenit 59 të Kodit Penal u urdhërua pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim. U bë me dije gjithashtu se Prokuroria e Vlorës dërguoi rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit e regjistroi rekursin duke caktuar si datën e seancës së parë 27 majin.

Deri në ato momente nuk kishte asnjë reagim nga dy protagonistët, por gjatë puntatës së para një jave në emisionin e tyre vëllezërit Veshaj kanë thyer heshtjen duke folur për herë të parë në lidhje me ngjarjen. Donaldi sqaroi se kanë pasur vetëm një seancë këshillimi dhe jo një seancë gjyqi, ndërsa së bashku Romeon kanë sulmuar edhe mediat.