Kjo ishte e tepërt! Fansi i thotë “je kancer për popullin shqiptar” pasi ekspozoi të pasmet, reagon Rasheli… (FOTO) – AlpeGossip
Kjo ishte e tepërt! Fansi i thotë “je kancer për popullin shqiptar” pasi ekspozoi të pasmet, reagon Rasheli… (FOTO)

Kjo ishte e tepërt! Fansi i thotë “je kancer për popullin shqiptar” pasi ekspozoi të pasmet, reagon Rasheli… (FOTO)

Rasheli është për t’u duartrokitur!

Ajo është një nga vajzat më seksi të ekranit shqiptar dhe si e tillë numëron një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, të cilëve u dhuron gjithmonë foto seksi e të nxehta duke shfaqur linjat e saj shumë të përfolura.

Pikërisht këto linjat e saj janë bërë “mollë sherri” pasi shpesh herë e akuzojnë për photoshop apo për ndërhyrje por Rasheli gjithmonë ka ditur si t’i mbyllë gojët e liga. Mbrëmjen e sotme ajo postoi një foto shumë seksi ku nxorri në pah të pasmet bombastike dhe menjëherë vërshuan komentet e shumta.

Një ndër ta na bëri përshtypje ne dhe vetë Rashelit pasi një fans i tha “njerëzit si ti janë kancer për popullin shqiptar”. Nëse prisnit një përgjigje të acaruar të Rashelit gaboheni, sepse bukuroshja ka dhënë një përgjigje shumë ironike që është për t’u duartrokitur.

“Malinj apo Beninj”, ia kthen Rasheli, duke i përmendur dy llojet e kancerit që fansi me siguri nuk i di!