SHKËLQEN NGA NURI I SHTATZËNISË/ Ira Seferi duket më e bukur se kurrë – AlpeGossip
SHKËLQEN NGA NURI I SHTATZËNISË/ Ira Seferi duket më e bukur se kurrë

SHKËLQEN NGA NURI I SHTATZËNISË/ Ira Seferi duket më e bukur se kurrë

Në 1 qershor aktori i njohur i humorit, Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira, i dhanë fund beqarisë në një dasmë madhështore që u komentua për ditë me radhë. Çifti i njohur vetëm pak javë më parë nisi muajin e mjaltit në Turqi dhe së fundmi u zbulua se Ira është në pritje të fëmijës së parë.

Miq të afërt të çiftit kanë konfirmuar lajmin se Ira dhe Gazi do të bëhen shumë shpejt prindër. Ndonëse nuk dihet se sa muajshe shtatzënë është,  bukuroshja bjonde së fundmi ka publikuar  foton e parë pas lajmeve të shtatzënisë.

Në foto Ira shfaqet më e bukur se kurrë teksa shkëlqen nga nuri i shtatzënisë që e bën të duket më ndryshe se zakonisht.