VIP-at me buzë të holla që nuk tundohen nga koha, sepse sensualja qëndron te buzëqeshja – AlpeGossip
VIP-at me buzë të holla që nuk tundohen nga koha, sepse sensualja qëndron te buzëqeshja

VIP-at me buzë të holla që nuk tundohen nga koha, sepse sensualja qëndron te buzëqeshja

Të gjithë, me siguri, i mbajnë mend nënat që nuk dilnin asnjëherë nga shtëpia pa vendosur buzëkuqin e kuq, pavarësisht formës së buzëve, mishtore apo më pak, të holla apo të trasha. Fuqia nuk qëndronte te forma e buzëve, por te natyraliteti dhe buzëqeshja e pastër. Këtë ato na e injektuan të gjithëve.

Diellza Kolgeci
Të drejtë kishin për kohën, por kjo e fundit është e pabesë, ndryshon sipas qejfit, ndryshon sipas tendencave dhe nuk u bindet “rregullave” të natyralitetit që dikur, ta pashkruara, por vetë i kishte vendosur.

Kristen Bell
Koha e nënave tona nuk është më, atëherë kur, sido që të ishte dhe me çdo lloj pamje të kishe, ajo që duhej, mbi të gjitha, sipas tyre, ishte besimi në vete dhe lufta për t’ua treguar edhe të tjerëve këtë veti që, sërish sipas tyre, nuk duhet të ndryshojë në asnjë fazë të jetës.

Amy Adams
Por koha ka ndryshuar, mama të dashura! Sot, të gjithë duan të duken ndryshe, duan të jenë më të bukur dhe, pse jo, të rimodelojnë diçka në pamjen e tyre që sjell pengesa dhe i bën të pabarabarta në mjedisin social.

Elisha Ann Cuthbert
Vitet e fundit, ndërhyrjet për të rimodeluar diçka në pamje janë kthyer në fare të zakonshme. Mes personazhesh të njohur, ka nga ato që e rrëfejnë edhe publikisht çfarë kanë rimodeluar në veten e tyre, por ka edhe të tjerë që, megjithëse i kanë të dukshme ndryshimet në pamje, vazhdojnë të thonë e të besojnë se “ashtu i ka bërë mami”.

Kirsten Dunst
Gjithsesi, pa e ngacmuar shumë kujtesën (google) për të treguar se si kanë qenë para pak vitesh, një pjesë e personazheve të njohur, në ndryshim nga shumë të tjerë, kanë zgjedhur të jenë vërtet siç i ka bërë mami. Jo sepse ndoshta nuk e kanë ndier ndonjëherë nevojën për të rimodeluar diçka në pamjen e tyre, por sepse janë ndier gjithmonë mirë me veten.

Kylie Jenner (dikur)
Në këtë listë, janë një pjesë e personazheve që kanë vendosur t’i mbajnë gjithmonë buzët e holla. Sepse sensualiteti qëndron te buzëqeshja dhe, ndoshta jo, as te buzëkuqi i kuq në buzë më mishtore.

Celine Dion

Jennifer Aniston