Si të blini ato super-xhinset që ju rrinë perfekt, pa i provuar (FOTO) – AlpeGossip
Si të blini ato super-xhinset që ju rrinë perfekt, pa i provuar (FOTO)

Si të blini ato super-xhinset që ju rrinë perfekt, pa i provuar (FOTO)

Dëshironi të blini xhinse por keni siklet të zhvisheni për t’i provuar tani që temperaturat janë ulur? Me ndihmën e këtyre 3 trukeve më poshtë, ju do të mund të blini xhinset që ju rrijnë përkryer pa i provuar aspak.

Madhësia dhe gjerësia e përshtatshme e belit

Kapni xhinset për beli dhe mbështillni përreth qafës në lartësinë e kopsave. Nëse bashkohen pa probleme, xhinset kanë madhësi të përshtatshme. Nëse nuk arrijnë të prekin janë shumë të vogla, madje edhe nëse palosen janë të mëdha.

Për t’i verifikuar gjerësinë e belit, lakojeni dorën në bërryl, shtrëngoni grushtin, dhe matni xhinset në vijën e belit. Xhinset duhet të jenë të mbërthyera.

 

Ky truk vlen vetëm për xhinse të belit standard – Për ato me bel të lartë kërkohet vëllimi në të cilin dora nuk mund të futet kur përdoret ky truk.

Gjatësia e përshtatshme e këmbëve

Për të verifikuar gjatësinë e këmbëve, kapni xhinset për skaje dhe hapni duart sa të mundeni. Nëse bashkimi i këmbëve të xhinseve arrin në nivel të rrënjës së qafës, mu nën mjekër, janë të përshtatshme! Keni gjatësinë e vërtetë të këmbëve të xhinseve. Kjo vlen për xhinse të gjatësisë së rregullt.

 

Gjithashtu mund të verifikoni a janë të gjera mjaftueshëm në pjesën fundore. Bëjeni dorën grusht dhe kalojeni nëpër këmbën e xhinseve. Nëse grushti kalon pa problem, do të kalojë edhe këmba.

Natyrisht, këto truqe nuk do të thonë që do të garantojnë që xhinset do t’ju përshtaten perfekt, sepse ekzistojnë një sërë parametrash të cilët përcaktojnë këtë, në rend të parë janë modeli i xhinseve, përkatësisht modeli i tyre fundor, nëse është i ngushtë, i drejtë apo i gjerë si kaubojs.