“TË ÇMENDUR PAS ÇUKAVE”/ Fansja e Meghan i bëri tatuazh që t’i ngjante dukeshës (FOTO) – AlpeGossip
“TË ÇMENDUR PAS ÇUKAVE”/ Fansja e Meghan i bëri tatuazh që t’i ngjante dukeshës (FOTO)

“TË ÇMENDUR PAS ÇUKAVE”/ Fansja e Meghan i bëri tatuazh që t’i ngjante dukeshës (FOTO)

BRITANI E MADHE – Meghan Markle që kur është njohur me princ Harry-n është kthyer në një personazh shumë të dashur nga të gjithë. Shumë vajza të reja mundohet ta imitojnë dhe t’i ngjajnë asaj. Një prej “aksesorëve” që adhurohet nga të gjitha adhurueset e saj janë qukat.

Meghan është shumë krenare për qukat e saj dhe i ekspozon pa broblem. Edhe ditën e dasmës, ajo kishte zgjedhur që t`i nxirrte në pah qukat dhe të gjithë u dashuruan me pamjen e saj.

Cass Montgomery, 27 vjeçe, nga Saskatcheëan i Kanadasë një prej adhurueseve të Meghan ka treguar se dëshironte të kishte një pamje natyrale me quka dhe gjeti një zgjidhje që i pëlqeu shumë, duke i bërë tatuazh raportion Daily Mail.

Artistja Jaclyn Schultz, që realizon këto lloj tatuazhe përdor një teknikë microblading, që e bën rezultatin të duket më natyral se tatuazhet e zakonshme. Ajo është është shprehur se muajt e fundit po shtohen gjithmonë dhe më shumë vajzat që duan quka.