E dimë që jashtë bën shumë ftohtë, por kjo s’duhet të na ndalojë të dukemi elegante dhe stil. Çfarë na bën të dukemi të tilla?
Një palë geta të holla, transparente dhe me logo. Që prej marsit të shkuar, pasarelat janë pushtuar me getat e dizajnerave të famshëm. Chanel ishte ndër më të parat që prezantoi trendin e ri të getave, që shkojnë perfekt me çizmet e gjata.
Më shumë se thjesht një palë geta, ky detaj i bën të duken si aksesor shumë luksoz dhe chic, prandaj mos kini asnjë dyshim kur t’i vishni herën tjetër.
Nuk është e thënë që të jenë domosdoshmërisht markë, mjafton detaji i logos.
Mund t’i vishni me një mini fund dhe pulovrën tuaj të preferuar.
Burimi: Who What Wear