MATERIALISTE APO JO? Kush janë VIP-et që u kritikuan për bashkëshortët e mëdhenj në moshë (FOTO) – AlpeGossip
MATERIALISTE APO JO? Kush janë VIP-et që u kritikuan për bashkëshortët e mëdhenj në moshë (FOTO)

MATERIALISTE APO JO? Kush janë VIP-et që u kritikuan për bashkëshortët e mëdhenj në moshë (FOTO)

Shpeshherë vajzat e reja të cilat martohen me partnerë më të mëdhenj në moshë paragjykohen shumë nga shoqëria.

Ditët e sotme ekziston fenomeni i materialitetit  e pikërisht këtu lindin gjykimet.

Rastësisht ose jo partnerët e këtyre vajzave janë gjithnjë shumë të pasur e jetojnë të rrethuar nga luksi.

Prandaj kjo bën të mendohet se ato e kanë zgjedhur bashkëshortin të tillë prej parave të tij e jo prej ndjenjave apo arsyeve të tjera.

Jo rrallëherë vajzat e ekranit janë kritikuar shumë për këtë fakt e AlpeNews.al ju njeh me reagimet e tyre:

Riselda Sejdiaj

Njihet ndryshe si pedagogia e “Universiteti të Arteve” që është martuar me një burrë 30 vite më të madh në moshë.Shpeshherë duke parë jetën e saj super luksoze ajo kritikohet nga fansat të cilët i thonë se është martuar vetëm për para. Në daljet e saj ajo gjithnjë e ka mohuar këtë duke thënë se është e dashuruar pas tij dhe jo pas parave.

Adelina Tahiri

Këngëtarja e njohur është martuar me një avokat maqedonas i cili posedon një pasuri të konsiderueshme.

Përmes Instagramit të gjithë shohin jetën super luksoze të Adelinës e çka bie në sy janë detajet e lara në flori të shtëpisë. Por Adelina kritikohet shpesh nga fansat duke ofenduar bashkëshortin e saj për moshën e madhe që ka. Hera e fundit ishte para disa ditësh ku bashkëshortin e  saj e quajtën “plakush”.

Ledina Celo

Bashkëshorti i këngëtares së njohur është 11 vite më i madh në moshë dhe pavarësisht paragjykimeve që mund t’i bëjnë ajo është shprehur se gjithnjë i kanë pëlqyer meshkujt më të mëdhenj në moshë.