“U ribashkova me babanë tim biologjik por ai abuzoi me mua”/ Njihuni me historinë e dhimbshme të 17 vjeçares - AlpeGossip
“U ribashkova me babanë tim biologjik por ai abuzoi me mua”/ Njihuni me historinë e dhimbshme të 17 vjeçares

“U ribashkova me babanë tim biologjik por ai abuzoi me mua”/ Njihuni me historinë e dhimbshme të 17 vjeçares

Kjo është historia e dhimbshme e një adoleshenteje 17-vjeçare, e cila kur ishte 14 vjeç u ribashkua me babain e saj. Mirëpo, që prej atij momenti gjithçka shkoi keq për të. Stephanie Dearsley nga Britania, ka treguar se disa muaj pasi u ribashkua me të atin, ai filloi të abuzonte seksualisht me të.

“Babai supozohet të të mbrojë pavarësisht gjithçkaje, por babai im doli të ishte një monstër. Më mbylli në shtëpi dhe abuzoi me mua për 16 muaj. Gjithashtu publikoi fotografi të miat nudo në Instagram. U tmerrova”, thotë 17-vjeçarja. Në muajin Shkurt të këtij viti, Barry Jackson, i ati, u dënua me 13 vite burgim.

Stephani shpjegon se kur ishte 5 vjeç u adoptua nga një familje. Në vitin 2015, në ditëlindjen e saj të 14-të, prindërit birësues i dhanë një ndihmë për të gjetur emrin e prindërve të saj biologjikë. Vajza kërkoi në Facebook dhe gjeti të atin biologjik, i cili jetonte vetëm disa kilometra më larg. Ata filluan të flisnin dhe të takoheshin rregullisht. Dilnin vazhdimisht për darkë, ndërsa Stephania dukej shumë entuziaste në atë kohë. I ati biologjik e takoi edhe me mamanë biologjike, por i shpjegoi se janë divorcuar, megjithatë mbajnë marrëdhënie miqësore.

Një ditë, ai i kërkoi vajzës që të shpërngulej të jetonte me të. Stephanie pranoi, edhe pse fillimisht iu desh që të bindte prindërit e saj adoptues. Ajo shpjegon se gjithçka shkonte mirë në fillim, deri sa një ditë babai filloi ta prekte. Ajo e kundërshtoi, por në një rast tjetër ai kishte shkuar i dehur në shtëpi dhe abuzoi me të seksualisht. Të nesërmen, vajza vendosi të përballej me të atin. Sipas saj, babai e kërcënoi duke i thënë se do të lëndonte familjen e saj birësuese nëse tregonte për atë që kishte ndodhur. Ai e mbante të mbyllur vajzën në shtëpi dhe që prej atij momenti, Stephanie nuk shkonte më në shkollë. Kjo situatë vazhdoi për disa muaj dhe vazhdimisht i ati abuzonte me të. Deri sa një ditë, vajza telefonoi policinë duke i shpjeguar çfarë kishte ndodhur.

Pak para se të mbërrinte policia, babai kishte shkuar në shtëpi dhe u arrestua në flagrancë duke abuzuar me vajzën. Ajo u mor sërish nga familja e saj birësuese. Në gjyq, vajza tregoi se kur po zhvillohej procesi gjyqësor, kishte parë në Instagramin e të atit foto të sajat nudo kur ishte në dush apo kur flinte gjumë. Ajo tha se nuk e kishte idenë që ishte fotografuar. Gjykata e shpalli fajtor babain biologjik të saj dhe e dënoi me 13 vite burgim.