FILLON SË SHPEJTI/ Dalin pamjet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3 – AlpeGossip
FILLON SË SHPEJTI/ Dalin pamjet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3

FILLON SË SHPEJTI/ Dalin pamjet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3

Producentja Sara Hoxha, e ftuar në “Më lër të flas” tregoi detaje ekskluzive nga spektakli që ka thyer rekorde “Big Brother VIP 3”. Sara konfirmoi se Ledion Liço do të prezantojë Big Brother Vip 3 që ndez dritat më 13 janar. Numri i personazheve do të jetë dyfishi i edicionit të kaluar.

Dalin pamjet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3

Sara Hoxha theksoi se ka një investim kolosal në të gjitha elementet e programit që ka bërë për vete shqiptarët, që nga kamerat e deri tek teknologjia.

Dalin pamjet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3

“Ndonjë detaj, për të mos zbuluar shumë. Kët vit do jenë dyfishi i personazheve që janë futur ne Shtëpinë e Big Brother VIP vjet. Shtëpia është komplet e re. Top Channel ka bërë një investim kolosal në të gjitha elementet, kamerat, teknologjia, gjithçka. Pishina është me ngrohje këtë vit, të lahen në shi dhe në dëborë. Këtë vit janë përsonazhe shumë të mirë, mbase disa i njeh dhe ti, mbase nuk i njeh”, tha Sara Hoxha.

“Besoj se dhe unë mund të njoh ndonjë nga ata, por na mbetet më 13 janar, show-n e padiskutuar BBV3.  Na mbetet për ta parë më 13 janar”, u shpreh Donaldi.