ASKUSH NUK E DINTE/ "Kur xhirohej një film" është bazuar mbi jetën e këtij aktori shqiptar (FOTO) - AlpeGossip
ASKUSH NUK E DINTE/ “Kur xhirohej një film” është bazuar mbi jetën e këtij aktori shqiptar (FOTO)

ASKUSH NUK E DINTE/ “Kur xhirohej një film” është bazuar mbi jetën e këtij aktori shqiptar (FOTO)

Ndonëse askush nuk e dinte filmi i njohur shqiptar ‘Kur xhirohej një film’ që dikur fiksoi përpara ekranit të gjithë publikun është një histori e bazuar mbi jetën e vërtetë të aktorit shqiptar, Herion Mustafaraji.

Në qendër të filmit është tematika e divorcit dhe pikërisht kjo histori është frymëzuar nga familja e Herionit dhe prindërit e tij. I ftuar ditën e sotme në emisionin “Rreze dielli” në ‘Report Tv’ Herioni ka zbuluar më shumë për jetën private dhe për divorcin e prindërve që u bë skenar për filmin e njohur shqiptar.

‘Teta Xhano e ka shprehur atë gjithmonë edhe në kujtimet e veta që këtë film e ka frymëzim nga jeta e një aktori, shpesh herë ka thënë edhe emrin tim, por duke mos dashur të më verë në siklet, atë kohë nuk e përmendi që është Herioni, por familjes time sigurisht i mori leje, sepse kishim xhiruar tre filma bashkë me të, dhe ajo më njihte shumë mirë, flinim bashkë në hotel, më mësonte dhe ishte një nënë e dytë për mua, flija tek shtëpia e teta Xhanos, me Dorin, Ilirin, xhaxhi Endrin, isha si djalë i familjes, dhe unë i tregoja gjithë ngjarjet e jetës, çdo gjë që më prekte, babai kur vinte në sheshxhirimi me motor, mamanë time e njihte, dhe ajo gjithashtu vinte në sheshxhirim, e përjetoi dhe Xhano atë emocionin tim dhe tha se kishte shkruar një skenar për jetën e Herionit, dhe pyeti ‘Si mendoni, a mund ta prodhoj?’.

Ato të shtëpisë thanë: ‘Dakord Xhano, patjetër’, ajo ishte zonja më e dashur në shtëpinë tonë. Unë ndjeva krenari të madhe, mendoja sa vetë mund të ishin që është bërë një film për ta, Skënderbeu një, unë dy, s’njoh ndonjë tjetër’, shprehet Herioni me batutë.

‘Më pas doli premiera e filmit në televizor, para premierës së filmit ku bëhej një intervistë e vogël me regjisoren e filmit, doli teta Xhano, tha se ku u frymëzua dhe duhej dhënë patjetër një fjali moraliste në fund, dhe ajo tha: ‘Se ky është një problem në shoqëri, (bëhej fjalë për fenomenin e divorcit, pasi prindërit e mi ishin të divorcuar dhe kjo përbënte një temë shumë delikate në atë kohë), dhe unë mendova jetën time në një film, si një fëmijë që nga Askushi bëhet Dikushi, dhe jo se në qendër të filmit ishte problemi i divorcit, dhe intervista e saj u përmbyll me fjalët: ‘Se si këta fëmijë që vijnë nga familje të divorcuara bëhen problem për shoqërinë tonë’, dhe unë ngela para televizorit, edhe mamaja ime ngeli … se kjo ishte pika mbyllëse para se të fillonte filmi, dhe ne ngrimë në një moment, dhe mamaja ime tha ‘Si qenkan problem fëmijët me prindër të divorcuar, po Herioni çfarë problemi është bërë përshembull?’, dhe unë ngela, u mbyll televizori, nuk u pa filmi, unë ika nga dhoma, fillova të qarja, duke menduar se çfarë problemi qenkam unë për shoqërinë.

‘Më erdhi si një grusht i madh. Më vonë u sqaruam me teta Xhanon dhe të tjerët, por në atë moment kjo nuk qëndronte fare si thënie për familjen tonë, dhe nga ajo që kishim llogaritur se do të ngriheshim në kult, na rrëzoi komplet.’, ka përfunduar aktori.