“NA IKU…”/ Xhemi Shehu pozon me të birin dhe duken kaq të adhurueshëm! (FOTO) – AlpeGossip
“NA IKU…”/ Xhemi Shehu pozon me të birin dhe duken kaq të adhurueshëm! (FOTO)

“NA IKU…”/ Xhemi Shehu pozon me të birin dhe duken kaq të adhurueshëm! (FOTO)

Moderatorja e njohur Xhemi Shehu është mjaft diskrete kur bëhet fjalë për jetën e saj private.

Historia e saj e dashurisë me bashkëshortin Ervis Sula ka nisur shumë vite më parë, kohë kur Xhemi Shehu ishte ende një 25-vjeçare në hapat e para të karrierës.

Por, edhe pse moderatorja e Top Channel është vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave, bashkëshorti i saj ka mbetur një personazh misterioz, për të cilin publiku nuk di thuajse asgjë.

Ata kanë një martesë të lumtur, nga e cila kanë ardhur në jetë dy fëmijë, Martini dhe Gabrieli, të cilët po ashtu Xhemi i ekspozon shumë rrallë në rrjetet sociale.

Megjithatë, ditën e sotme duket se e ka bërë një përjashtim dhe ka postuar një foto me Gabrielin në Instagram, duke na lezetuar pafund xhiron tonë në këtë rrjet social.

Në këtë postim kanë vërshuar një lumë komentesh që i vënë në dukje ngjashmërinë e madhe, si edhe faktin se sa të bukur janë të dy.

View this post on Instagram

Na iku macja nderkohe..

A post shared by 𝘟𝘩𝘦𝘮𝘪 𝘚𝘩𝘦𝘩𝘶 (@xhemishehu_) on