Jetmira Dushi: Në moshë shumë të vogël, u largova për dashurinë tashmë. Nuk e mendoja kurrë që do bëja këtë lloj profesioni, pasioni im ishte psikologjia, por rastësisht fillova këtë fushë.
Rudina Dembacaj: E vodhe zanatin?
Jetmira Dushi: Jo, mendoj që ishte pasion i futur nga brenda që shpërtheu rastësisht. Aty kuptova që gjithçka përfshihet te kjo fushë. Më pëlqeu aq shumë që në fillim kur e pashë. Ndoshta rastisi dhe vendi më i bukur aty ku isha. Ishte njeriu më me famë atëherë në Itali, ishte 2002 dhe mënyra si punonte ishte shumë i bukur. Shatushi atje bëhej që në 2002. Kur filluam me ndryshimin e ngjyrave, kuptova se është diçka që më përket mua.
Rudina Dembacaj: Si vendose të kthehesh në Shqipëri?
Jetmira Dushi: Kam pak këtë gjënë bam bam. Duke parë edhe shoqet e mia me këto ngjyrat shumë ndryshe. Kishin ngjyrat e zeza, të bardha, të kuqe. Ishin shumë të vogla në moshë dhe thoja gjynah përse këto ngjyra, në vend që të ishin ngjyra natyrale. Në një moment, i thashë tim shoq që dua të kthehem në Shqipëri e të bëj diçka timen. Isha shumë e sigurt që do ecte, kisha shumë siguri në vetvete.