Në Shqipëri kemi të bëjmë me disa motra të cilat janë bërë të famshme në periudha të afërta me karrierën e secilës. Ato pëlqehen nga publiku për talentin e tyre bukurinë që mbart secila nga motrat si dhe për stilin.
AlpeGossip.al ju rikujton se cilat janë disa nga çiftet e motrave që pëlqehen për atë çfarë janë dhe i ofrojnë publikut. Dy talente, dy të njohura dhe dy të bukura nga një familje shqiptare.
Disa nga më të pëlqyerat çifte motrash janë:
Lori dhe Sara Hoxha
Dy trashëgimtaret e Top Chanel dhe përveç kësaj Lori është edhe blogere.
Nora dhe Era Istrefi
Këngëtare të njohura për muzikën që bëjnë, Era më së shumti është e fokusuar jashtë Shqipërisë me projektet e saj, ndryshe nga Nora që bashkëpunon më shpesh me VIP-at shqiptarë.
Greta dhe Eni Koçi
Këngëtare që të dyja, edhe pse nuk i kemi parë në bashkëpunime të përhershme me njëra-tjetrën, pëlqehen shumë për stilin e tyre.
Marina dhe Luana Vjollca
Të dyja moderatore prej kohësh dhe gjithashtu Luana i është përkushtuar dhe fushës së muzikës, duke krijuar dhe hite të muzikës shqipe.
Anxhelina dhe Beatrix Ramosaj
Me një famë jo vetëm brenda kufijëve të Shqipërisë, sidomos përsa i përket Anxhelinës por dhe Beatrix që është një këngëtare që pëlqehet shumë nga publiku.
Adelina dhe Zanfina Ismaili
Të njohura për muzikën që bëjnë dhe me origjinë nga Kosova, dy motrat Ismaili vlerësohen për muzikën që bëjnë, edhe pse nuk janë vazhdimisht duke publikuar projekte.