Soni Malaj i paska inat rrjetet sociale: I urrej, kanë BASTARDUAR rininë - AlpeGossip
Soni Malaj i paska inat rrjetet sociale: I urrej, kanë BASTARDUAR rininë

Soni Malaj i paska inat rrjetet sociale: I urrej, kanë BASTARDUAR rininë

Rrjetet sociale si Instagram, Facebook, Twitter apo Snapchat janë popullarizuar shumë kohët e fundit, ku pjesa më e madhe e përdoruesve janë të rinj. Shumë prej emrave të njohur të ekranit e përdorin për reklamë rreth punës së tyre.

Soni Malaj, në një intervistë për “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj zbuloi se kompania latine me të cilën po punon është interesuar rreth ndjekësve të saj në Shqipëri, si dhe klikimeve në Youtube. Ndërsa thoshte se rrjetet sociale kanë rëndësinë e tyre, Soni shtoi se i urren pasi kanë bastarduar rininë.

Pjesë nga biseda

Soni Malaj: Sa inat i kam, por nuk kam cfarë të bëj. Facebook-un nuk e mbaj fare unë, dhe Instagramin e kam me administrator, por sido që të jetë, postimet i bëj vetë, por që i urrej.

Rudina Dembacaj: Pse i urren?

Soni Malaj: Rininë e ka bastarduar fare. Të gjithë duan të famshëm, të pasur. Kanë një lloj modeli njerëzor dhe e shoh që janë shthurur akoma dhe më tepër. E duan shpejt (pasurinë) dhe bëjnë lloj lloj kompromisesh. Nuk i shoh më femrat që të jenë femra, të jenë më misterioze. Të gjitha më duken në një delir kolektiv.