FOTO/ I tregoi gabimisht të dashurit se e kishte tradhtuar, 17-vjeçarja vret veten – AlpeGossip
FOTO/ I tregoi gabimisht të dashurit se e kishte tradhtuar, 17-vjeçarja vret veten

FOTO/ I tregoi gabimisht të dashurit se e kishte tradhtuar, 17-vjeçarja vret veten

Një vajzë adoleshente ka varur veten pasi i çoi një mesazh në “Snapchat” të dashurit të saj ku tregonte se e kishte tradhtuar. Charlotte Guy do ja dërgonte mesazhin mikeshës së saj por ja çoi gabimisht Jack Hurst, 20 vjeç.

Pasi e kuptoi çfarë kishte bërë, 17-vjeçarja i shkruajti Jack-ut sërish: “Lamtumirë. Të lutem më fal. Të dua edhe pse e di që më urren”.

Jack telefonoi policinë pasi pa mesazhin dhe me anë të Snapchatit të saj arritën të gjenin vendndodhjen e adoleshentes. Charlotte u gjet e varur në një pemë në Wigan, Greater Manchester.

Dyshja ishin të lidhur prej dy vitesh dhe Jack i tha policisë se komunikonin shpesh me mesazhe. “Ajo më dërgoi një mesazh ku thoshte se donte të fliste. I thashë që jam i zënë dhe do flasim më vonë. Pas kësaj ajo më çoi një mesazh gabimisht të cilin do ja dërgonte shoqes.

Charlotte shkruante se kishte fjetur me një person tjetër. Më pas më tha që ky mesazh nuk ishte për mua dhe se donte të ma shpjegonte. Nuk kisha dëshirë të flisja pas atij mesazhi. Në orën 5 mora mesazhin ku kërkonte falje dhe shkruante lamtumirë. E mora në telefon, por nuk ma hapte”, tregoi Jack.