Dikush u përpoq ta vërë në lojë, por mos u “kruaj” me yllin e Instagramit, ajo të… (FOTO) – AlpeGossip
Dikush u përpoq ta vërë në lojë, por mos u “kruaj” me yllin e Instagramit, ajo të… (FOTO)

Dikush u përpoq ta vërë në lojë, por mos u “kruaj” me yllin e Instagramit, ajo të… (FOTO)

Në rast se nuk e njihni, kjo në foto është Chrissy Teigen, mbretëresha e Twitter-it, shefja më e zonja e kuzhinës në Instagram dhe super gruaja e John Legend.

Teigen, njihet gjithashtu për përgjigjet e saj rrufe në rrjete sociale, të cilat bëhen padyshim virale në mbarë internetin sa hap e mbyll sytë. Ditën e djeshme, modelja postoi një foto të 10 viteve më parë në llogarinë e saj të Instagram-it.

Ndonëse të gjithë ranë dakord se dukej një yll, ka nga ata të cilët duan me çdo kush t’i prishin qetësinë asaj.

Grammys 2008. 10 years ago. This tan!!! Lmao

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on

“Waw sa bukur dukesh! Para se të bëje gjoksin dhe të fryheshe në fytyrë! Dukeshe natyrale dhe plot shkëlqim. Të dy vazhdoni të dukeni bukur gjithsesi.”- lexohej në një prej komenteve.

Pavarësisht tentativave të fanses për ta zbutur komentin e saj paksa të hidhur, Chrissy nuk është aspak mendjelehtë dhe e ndjeu negativitetin në ajër.

“Gjoks dhe ndërhyrje? Zhduku me gjithë komplimentet e tua tendencioze.”- ia kthen ylli, por duket se inati nuk i doli lehtë.

“2 fëmijë dhe 10 vjet midis.”- vazhdoi ajo si për t’i kujtuar që pas një dekade ndodh që bëhesh nënë, ndryshon dhe kurrsesi s’mund të jesh më njësoj.