Pas SHERRIT, flet shoqja e Baby G: Po ta kisha lënë të gjakosur në autostradë, do isha në burg, ajo… – AlpeGossip
Pas SHERRIT, flet shoqja e Baby G: Po ta kisha lënë të gjakosur në autostradë, do isha në burg, ajo…

Pas SHERRIT, flet shoqja e Baby G: Po ta kisha lënë të gjakosur në autostradë, do isha në burg, ajo…

Përleshja mes këngëtares Baby G dhe mikeshës së saj Bleta Gashi në autostradën e Zvicrës bëri bujë të madhe, pasi filluan akuza të forta ndaj njëra-tjetrës.

Ishte artistja shqiptare, emri i vërtetë i së cilës është Gordana Kingji që bëri publike zënkën duke akuzuar mikeshën se ka ushtruar dhunë fizike mbi të dhe e ka lënë të gjakosur në mes të rrugës.

Bleta Gashi, e kontaktuar nga Prive ka dhënë versionin e saj të ngjarjes.

“Gordanën e kam respektu si motër. E kam marrë në Amerikë me vete, në Europë, gjithë botën e kemi shëtitur bashkë. Familja ime e ka respektuar në maksimum. Derën e shtëpisë ia kam hapur, ka qenë si anëtare familjare. Atë respekt që ia kemi bërë, në fund jam befasuar. Nuk e kam pritur. Para 3 ditëve ka ndodhur ky rast. Isha me Gordanën, me një shoqen time, me një shok të vëllaut dhe vëllaut tim. E morëm rrugën se kishim një takim. E dyta, ka ndodhur në makinë. Gordana ia nisi të hajë sallatë dhe i thashë a ka mundësi të mos hash sallatë në makinë se vëllai e ka blerë të re, para dy muajve dhe vetë nuk han në makinë. Ajo mua, me një arrogancë, me një nivel të ulët mu përgjigj: Unë ha në makinë, babi im më ka mësuar dhe ti qepe gojën. Unë ha kudo që jam nëse kam uri. Unë u shokova për fjalët e Gordanës se më erdhi keq se më ka ulur, kurrë se kam pritur se më shprehet Gordana në një farë mënyre provokative, në një farë mënyre arrogante me mua, me shoqen e vet se ja jap gjithë respektin. Për oraret e saj, lëvizi me makinë. Kurrë nuk e kam pritur, jam shokuar shumë. Pastaj ia nisi me një zë shumë të lartë që të bërtasë në makinë, u detyrua vëllai im që të ndalë makinën në mes të autostradës. U detyrua se gjithë ky skandal të bëhet në makinën e vëllait tim, nuk e di. U detyrua dhe unë e hapa derën e makinës. Ajo, në vend që të më qetësojë ma gjuan sallatën në fytyrë, ma mori dhe çantë ma gjuajti jashtë dhe në fund, prej makinës ma futi shkelm në bark, më kapi për flokësh. U detyrova të mbroj veten. Provova me e qetësu se në mes të autostradës ka ndodhur ky rast, mund të vinte një makinë të na shkelë, mund të ndodhte shumë keq. Një grithje se mu prish thoi dhe e kapi (në ballë).

Nuk është se e kanë rrahur 3 persona siç thotë ajo. Po ta kishin rrahur 3 persona, do ishte në spital, nuk do ishte çuar më. 3 persona nuk e lejoj unë që një njeri timin që e kam mysafir në shtëpi. As unë vetë nuk kam dashur ta gjuaj se e kam dashur si motër, e kam respektuar si motër. E kam marrë në shtëpi. Kjo histori më ka befasuar, më ka nxjerrë nga vendi me mend. Kur e pashë Gordanën, tjetër person mu duk. Ajo bënte aktrim të klasit të parë të Hollivudit. U detyrua të vinte policia, ambulanca, ishte aq rast i madh pse policia nuk më mori mua me vete të më fusi në burg se e kam rrahur Gordanën aq shumë. Një grithje e vogël në kokë dhe e bën të madhe. Gordana, çfarë prapavije ka menduar për mua, nuk e di. Një skenariste provokuese shumë e madhe. Nuk e kuptoj këtë vajzë se si mund të na sjellë gjithë këtë në shtëpi. Edhe policia e kuptoi cfarë aktrimi ka qenë, raportet janë bërë në vend të ngjarjes, e vërteta do dalë. Me dëshirën e Gordanës ka shkuar me ambulancë. Ne nuk e kemi lënë midis autostradës se nuk jena në Kosovë, as në Shqipëri, as në Afrikë që ti lëmë njerëzit në autostradë dhe hajt po ikim në makinë. Këto gjëra nuk mund të ndodhin në Zvicër. Nëse këto gjëra ndodhin në Zvicër, unë tani do isha në burg, nuk kisha pasur as mundësinë të flas me juve. Nuk e di çfarë psikoze, çfarë sëmundje, nuk e di, nuk dua të flas por në atë moment e kam parë dhe më ka befasuar”, tha Bleta.