GAZETARJA E NJOHUR E DIAGNOSTIKUAR ME KANCER/ Vendos të shkruaj libër për djalin e saj:Të qeshësh i bën mirë shpirtit dhe…(FOTO) – AlpeGossip
GAZETARJA E NJOHUR E DIAGNOSTIKUAR ME KANCER/ Vendos të shkruaj libër për djalin e saj:Të qeshësh i bën mirë shpirtit dhe…(FOTO)

GAZETARJA E NJOHUR E DIAGNOSTIKUAR ME KANCER/ Vendos të shkruaj libër për djalin e saj:Të qeshësh i bën mirë shpirtit dhe…(FOTO)

Prezantuesja dhe gazetarja e BBC pas diagnostikimit me kancer ka vendosur të shkruajë një libër dedikuar djalit të saj 2 vjeç me titull “For Fred”.

Gazetarja e cila ka lindur në Uells nisi të shkruajë librin e saj në vitin 2017. Në nëntor të 2016-ës gazetarja prej 15 vjetës e BBC mësoi se ishte prekur nga kjo sëmundje e rëndë.

Pavarësisht disa terapive që ajo bëri, mjekët nuk i dhanë shpresë 40-vjeçares, e cila është në fazën përfundimtare të sëmundjes. “Unë dua që ai të më kujtoj gjithmonë, nuk dua të më harroj”- ka thënë Rachael Bland.

Më këtë libër gazetarja dëshiron t’i tregojë jetën e saj djalit, që ai kur të rritet të mësoj më shumë rreth nënës së tij. ”Ai është në një moshë të vogël dhe nuk do më mbajë mend. Dua t’i tregoj gjëra të miat që të në ardhmen të krijojë të ide se kush isha unë”- ka vazhduar më tej gazetarja në një intervistë shkruan The Sun.

Aktualisht Rachael është në kërkim të një botuesi për librin e saj. Në libër gazetatarja i jep këshilla vogëlushit të saj se si të gjejë lumturinë, si të nisë një karrierë të sukseshme dhe gjithashtu ajo ka shkruar dhe disa anekdota.

Po ashtu ka shkruar edhe si lindi dashuria e saj më bashkëshortin dhe njëherësh babain e Fred-it. “Të qeshësh i bën mirë shpirtit dhe shpresoj që ti të qeshësh shumë në të ardhmen ashtu siç qesh dhe sot biri im”- është një nga paragrafet e librit.