SHEFI I MADH I MEDIAS NËN AKUZË/ Aktorja rrëfen çfarë i ndodhi në zyrë: Hoqi pantallonet dhe filloi të…(FOTO) – AlpeGossip
SHEFI I MADH I MEDIAS NËN AKUZË/ Aktorja rrëfen çfarë i ndodhi në zyrë: Hoqi pantallonet dhe filloi të…(FOTO)

SHEFI I MADH I MEDIAS NËN AKUZË/ Aktorja rrëfen çfarë i ndodhi në zyrë: Hoqi pantallonet dhe filloi të…(FOTO)

Leslie Roy Moonves i njohur si Les Moonves, është një nga drejtuesit e mëdhenj të medias amerikane.

Ai aktualisht shërben si Kryetar i Bordit dhe President i CBS Corporation.

Gjashtë gra kanë dhënë një intervistë për gazetarin e New Yorker, Ronan Farrow, duke pohuar se Moonves i ngacmonte seksualisht.

Një nga ato gra, është edhe aktorja Illeana Douglas, e cila është shprehur se Moonves e thirri atë në zyrën e tij në vitin 1997, ndërsa ajo po punonte për një projekt për CBS-në dhe kërkoi ta puthte.

“Ndodhi në të qindat e sekondit, ai më kapi nga krahu, tha Douglas për gazetarin, ndërsa shtoi: ” Më puthi dhunshëm dhe më pas hoqi pantallonat e gjera dhe filloi të fërkohej rreth meje”.

Douglas i tha revistës se ajo refuzoi afrimitetin e tij. Aktorja tregon se më vonë ai e ftoi atë në shtëpi ku i ka komunikuar se ajo “kurrë nuk do të punonte më në këtë rrjet mediatik”.

CBS pohoi në një deklatatë se Moonves pranon përpjekjen për të puthur Douglas, por ” mohon çdo fjalë rreth ngacmimeve seksuale, kërcënimeve apo veprimeve hakmarrëse”.

“Ne nuk besojmë, se figura e kompanisë sonë që është krijuar këtu tek The New Yorker, që përfaqëson një organizatë të madhe që bën më të mirën për të trajtuar me dinjitet dhe respekt dhjetëra mijëra punonjës, mund të bëjë diçka të tille.

Diskutime të fuqishme po ndodhin në SHBA rreth barazisë apo sigurinë në vendin e punës, dhe CBS është e angazhuar të jetë pjesë e zgjidhjes për këto çështje të rëndësishme”, tha kompania në deklaratën e saj.