FALENDERIMET PËR HERONJTË E KËTYRE DITVE/ Klajdi Haruni i bëri me këngën e veçantë së bashku me familjen – AlpeGossip
FALENDERIMET PËR HERONJTË E KËTYRE DITVE/ Klajdi Haruni i bëri me këngën e veçantë së bashku me familjen

FALENDERIMET PËR HERONJTË E KËTYRE DITVE/ Klajdi Haruni i bëri me këngën e veçantë së bashku me familjen

Në këto ditë kur rreziku i përhapjes së Koronavirusit është më real se kurrë, ne na është kërkuar një gjë e thjeshtë, të qëndrojmë të izoluar në shtëpi me familjet tona. E ndërkohë që ne duhet të sensibilizohemi, të respektojmë rregullat e vendosura dhe të ruajmë veten e ato përreth nesh, heronjtë e vërtëtë gjenden në linjën e parë të ”luftës”. Janë mjekët, infermierët, farmacistët, policët, zjarrëfikësit e të gjithë ata që na shërbejnë në kohët kur më shumë kemi nevojë.

Falenderimet për ta nuk kanë munguar, si në rrjetet sociale, në media apo me simbolikën e duartrokitjeve nëpër ballkone. Një mënyrë të veçantë për të shprehur mirënjohjen ndaj tyre ka zgjedhur Klajdi Haruni. I ftuar në emisionin ”Ftesë në 5” së bashku me familjen e tij, sigurisht me anë të një lidhje direkte, në fund të intervistës ai këndoi ”Këngën e Mjekut”, një këngë e Anita Takes.

Në performancën e improvizuar nga shtëpia, atij ju bashkua dhe i ati dhe e ëma, që meqë ra fjala, nga mënyra si këndojnë, duken që janë prindërit e një artisti.