MESAZHI/ Ermal Mamaqi: Mos më gjykoni, por unë e kam shijuar shumë këtë kohë – AlpeGossip
MESAZHI/ Ermal Mamaqi: Mos më gjykoni, por unë e kam shijuar shumë këtë kohë

MESAZHI/ Ermal Mamaqi: Mos më gjykoni, por unë e kam shijuar shumë këtë kohë

Në çdo kohë, edhe në ditë të vështira si këto që po kalojmë nga rreziku i Koronavirusit, ku jemi detyruar të izolohemi në shtëpi dhe të ndalojmë për momentin vrullin e përditshëm, ka nga ata që situatën e përjetojnë keq, por dhe nga ata që marrin gjërat më pozitive të saj.
Tek këta të fundit mesa duket është dhe Ermal Mamaqi, i cili thotë se në fakt këtë kohë e ka shijuar shumë. Sipas asaj që producenti shkruan në Instagram, këto ditë i ka shfrytëzuar për të ndenjur me fëmijët, për të marrë mësime online që nuk i mbaronte dot prej 6 muajsh, për të parë seriale, për të bërë aerobi dhe mbi të gjitha për të fjetur gjumë.
Ermali mendon se e gjitha kjo do të na shërbejë për t´u bërë më mirë dhe po karikohemi me energji që të shpërthejmë kur të rifillojë jeta në normalitet. ”Kjo gjë që ndodhi duket sikur është sinjal nga planeti. Sikur thotë Stop, Slow Down…Është si detoks për ndjenjat, terapi dashurie me detyrim. Përsëri mendoj që dhuratat vijnë përmes problemit. Sa më i madh problemi, aq më e madhe dhurata. Kushedi çfarë dhuratë do t´i vijë njerëzimit nga ky dëm i madh ekonomik”- thonë ndër të tjera Mamaqi në postimin e tij.

https://www.instagram.com/ermalmamaqiofficial/?utm_source=ig_embed