TË THEU ZEMRËN? Ja çfarë duhet të bësh kur ndahesh nga i dashuri – AlpeGossip
TË THEU ZEMRËN? Ja çfarë duhet të bësh kur ndahesh nga i dashuri

TË THEU ZEMRËN? Ja çfarë duhet të bësh kur ndahesh nga i dashuri

Dashuria është ndjenja më e bukur në botë! Gjithmonë, për aq sa zgjat! Mirëpo, ka raste që jo të gjitha historitë përfundojnë me fund të lumtur! Nuk është nevoja aspak të mërzitesh sepse ju tregojmë sesi të merrni veten dhe të mos derdhni asnjë pikë loti për të.

Fito kohën e humbur me mikeshat

 

Është koha që t’i dedikosh mikeshave të gjithë kohën që ua ke mohuar për shkak të atij. Mos harro kurrë se të dashurit shkojnë e vijnë, por skuadra me vajza është gjithmonë aty. Ndaj e dini vetë se ku duhet të shkoni: një gotë verë, një akullore apo edhe në klub për t’u argëtuar.

Qëndro e zënë

 

Mos lejo asnjë sekond të ditës t’i dedikohet atij! Ndaj përveçse punës, mundohu të hysh në ndonjë organizatë vullnetarësh ku do të mbushësh shpirtin me dashuri për të mirat që po bën. Ose merru me palestër.

Pranoje se të lëndoi

 

E dimë ta shpif, por duhet ta pranosh se ai të lëndoi. Është pjesë e ndarjes! E dimë edhe që ndihesh si Beyonce që do të thyesh çdo gjë që të del përpara. Por t’i pranosh emocionet dhe dhimbjen është shumë nornale. Është pjesë e shërimit të zemrës së lënduar.

Përkëdhele veten

Nisu me pushime, apo edhe trajto veten me të mira në një qendër estetike! Kështu do të mbledhësh veten, e kur e sheh se je një yll në pasqyrë, do të dalësh në përfundimin se nuk të duhet një mashtrues si ai në jetën tënde.

Mëso të jesh single

 

Hey, është shumë qejf! Qëndro për disa kohë beqare dhe mëso se mund të rrish edhe vetëm! Në këtë jetë nuk kemi nevojë për askënd përveçse vetes. Kot nuk thonë, më mirë vetëm sesa në shoqëri të keqe.