“AI ISHTE ATY”/ Në dasmën e Sarës familja kujtoi Dritan Hoxhën me detajin emocionues (FOTO) – AlpeGossip
“AI ISHTE ATY”/ Në dasmën e Sarës familja kujtoi Dritan Hoxhën me detajin emocionues (FOTO)

“AI ISHTE ATY”/ Në dasmën e Sarës familja kujtoi Dritan Hoxhën me detajin emocionues (FOTO)

Sara Hoxha dhe Ledion Liço kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë buzë liqenit Como në Itali, me 11 gusht të këtij viti. Një dasmë për të cilën pritëm shumë gjatë, për të parë disa imazhe nga festa e dashurisë, pasi Sara dhe Ledioni kishin vendosur një rregull strikt për të ftuarit: Jo foto!

Dhe postimin e parë zyrtar nga nusja e patëm vetëm më 14 shtator, kur Sara publikoi disa foto në Instagram nga ceremonia e veshur me fustanin e bardhë.

Të gjitha momentet më të rëndësishme të përgatitjes para dasmës u zbuluan të dielën nga Lori Hoxha, përmes një video në publikuar në “YouTube”. Dhe një nga detajet kryesore ishte prania e Dritan Hoxhës, themeluesit të “Top Channel”, i cili ndodhej në ditën më të rëndësishme të së bijës në mënyrën më të veçantë.

Për të përkujtuar të atin dhe bashkëshortin e ndjerë, dy vajzat dhe Vjollca Hoxha kishte zgjedhur që dhëndri Ledion Liço të mbante manshetat e Dritanit.

Të mbledhura të treja te kutia ku mbaheshin manshetat e ish-themeluesit të televizionit, zgjedhin se cilat do të ishin ato që do të mbante në këmishë Ledioni. Kamera nuk fokusohet te manshetat, duke mos treguar më shumë për aksesorët.