Për shumë personazhe të njohur të showbizit shqiptar, tatuazhi ka qenë një mënyrë e fortë për të shprehur dashurinë ndaj partnerit. Por kur lidhja mbaron, mbetet pyetja: çfarë ndodh me tatuazhin? Disa zgjedhin ta fshijnë, të tjerë e mbulojnë, ndërsa disa e lënë si kujtim të një kapitulli të mbyllur.
Sëfundmi ka qenë Bes Kallaku i cili ka fshirë tatuazhin që i ka dedikuar Xhensilës.
Besi kishte të gdhendur shkronjat “XH”, si referencë e qartë për emrin e saj – Xhensila dhe së fundmi e ka fshirë duke lënë vetëm shkronjën “B”.
Por kush janë disa prej rasteve më të njohura nga showbizzi që kanë hequr tatuazhet e partnerit/es të tyre?
Alpegossip.al ju sjell disa prej tyre:
Robert Berisha – Tatuazhi me emrin “Nora”
Ish-bashkëshorti i këngëtares Nora Istrefi, Robert Berisha, kishte gdhendur në krah emrin e saj me shkronja të mëdha. Pas ndarjes se tyre pas një martese 13-vjeçare, ai e ka hequr.
Jonida Maliqi – Një tatuazh që u zëvendësua me bizhuteri
Këngëtarja Jonida Maliqi kishte tatuazhuar emrin e bashkëshortit në gishtin ku vendoset unaza e martesës. Pas ndarjes, ajo nuk e ka hequr përfundimisht, por zgjedh ta mbulojë me një unazë të madhe, duke e fshehur simbolikisht një pjesë të së shkuarës.
Dafina Zeqiri – Nga shkronja “K” te një kafkë simbolike
Dafina kishte tatuazhuar shkronjën “K”, që i referohej partnerit të saj të atëhershëm, Krenar Çoçaj. Më vonë, ajo vendosi ta mbulojë me një kafkë – një zgjedhje e errët, por artistike, ndonëse “K”-ja mbetet ende paksa e dukshme.
Noizy – Nga portreti i dashurisë te simboli i karrierës
Reperi i njohur Noizy mbante në krah portretin e nënës së vajzës së tij, Leandrës. Pas ndarjes me partneren, ai hoqi tatuazhin dhe e zëvendësoi me simbole që përfaqësojnë pasionin e tij të përhershëm – një mikrofon dhe një kurorë