"E KËRCËNUAN ME JETË"/ Elvana merret në MBROJTJE bashkë me FAMILJEN pas ngjarjes në ish-Bllok - AlpeGossip
“E KËRCËNUAN ME JETË”/ Elvana merret në MBROJTJE bashkë me FAMILJEN pas ngjarjes në ish-Bllok

“E KËRCËNUAN ME JETË”/ Elvana merret në MBROJTJE bashkë me FAMILJEN pas ngjarjes në ish-Bllok

Pavarësisht se nuk është ajo arsyeja e ngjarjes që ndodhi në ish-Bllok më 4 tetor, Elvana Gjata është përfshirë në gjithë këtë histori. Jo vetëm se këngëtarja ndodhej aty pranë pak para se të ndodhte vrasja e Fabian Gaxhës, por sepse i fejuari i saj, Ervin Mata, është në listën e personave të kërkuar.

Pas dhënies së dëshmisë nga ana e saj të shtunën e 24 nëntorit, mësohet se Elvana Gjata ka marrë kërcënime nga persona të panjohur disa ditë pas ngjarjes, ku u përfshi edhe djali i dajës së saj, Mevjol Bilo, ky i fundit i dyshuar si autor i vrasjes.

Ky fakt konfirmohet nga burime të Policisë së Tiranës për gazetën “Panorama”, e për pasojë janë marrë masa për mbrojtjen e këngëtares dhe familjes së saj.

Vetë Elvana ka konfirmuar në polici se, para se të ndodhte ngjarja më 4 tetor nuk ka patur probleme dhe as kërcënime.

Në deklaratën e saj këngëtarja e njohur shqiptare rrëfeu se, nuk i njeh personat e përfshirë në konflikt dhe nuk ka qenë e pranishme në lokal as para dhe as në momentin kur ndodhi vrasja.

Ajo sqaroi se kishte shkuar të takonte të dashurin me të cilin bashkëjetonte prej një viti për t’i dhënë çelësin e shtëpisë, me argumentin se pas disa orësh do largohej nga Shqipëria. Po ashtu, e pyetur nëse ka patur komunikim me Ervinin pas ngjarjes, ajo e ka mohuar të ketë folur me të dhe se nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij.

Nga ngjarja e ndodhur në fillim të tetorit mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Elio Hato.

Në bazë të dëshmive të personave të pyetur, por edhe hetimeve nga grupi hetimor, rezulton se shkak për sherrin nuk ka qenë ngacmimi i këngëtares, por një sherr i mbartur i të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari. Ky i fundit është partneri i ish-Miss-it, Suada Sherifi, ndërsa shkak i sherrit raportohet se janë pazaret e drogës.