NUK E KISHIM DITUR/ Ja cili është ushqimi ideal në mëngjes – AlpeGossip
NUK E KISHIM DITUR/ Ja cili është ushqimi ideal në mëngjes

NUK E KISHIM DITUR/ Ja cili është ushqimi ideal në mëngjes

Mëngjesi është një ndër vaktet më të rëndësishme të ditës, por jo të gjithë marrin energjitë e duhura. ‘Healthyline’ ju prezanton me ushqimin ideal të mëngjesit tuaj. Sipas shkencëtarëve, i duhuri për të gjitha moshat është kosi. Ai përmban të gjitha vlerat ushqyese që do t’ju duhen për të vazhduar ditën. Kosi është një nga produktet më të mira të qumështit, është i lehtë, i tretshëm dhe rregullues i stomakut. Në qoftë se përdoret me fruta të ndryshme si pjeshkë apo mollë, ai shkakton një ngopje për gjithë pjesën tjetër të ditës.

Kosi është i mirë dhe për një buzëqeshje të bukur. Pavarësisht përbërjes së sheqerit, ai ndihmon në mbrojtjen e mishrave të dhëmbëve. Kosi është një arsye tjetër për të nisur ditën me buzëqeshje.